Polonia kontratë 4,8 miliardë dollarë me “Saab” për nëndetëse

Kompania suedeze e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore “Saab” ka siguruar një kontratë me vlerë 47 miliardë koronash suedeze (rreth 4,8 miliardë dollarë) për furnizimin e Polonisë me tre nëndetëse të tipit “A26”, njoftoi sot kompania.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Agjencinë e Armatimeve të Thesarit Shtetëror të Polonisë, “Saab” do të furnizojë gjithashtu me një paketë armësh si dhe shërbime trajnimi dhe mbështetjeje për përdorimin e nëndetëseve.
Kompania bëri të ditur se dorëzimet do të kryhen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa dorëzimi përfundimtar është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2038.
Për të mbështetur zbatimin e kontratës dhe funksionimin e flotës polake të nëndetëseve, “Saab” tha se do të krijojë në Poloni kapacitete për mirëmbajtjen, riparimin dhe modernizimin e tyre, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë polake.

