POLONI/ Presidenti Nawrocki refuzon të emërojë 46 gjyqtarët e rinj

Presidenti polak Karol Nawrocki refuzoi sot të emëronte 46 gjyqtarë të rinj, duke përshkallëzuar konfrontimin e tij me qeverinë liberale të kryeministrit Donald Tusk.
Në një postim në X, ai akuzoi gjyqtarët e emëruar nga qeveria se po vinin në pikëpyetje rendin ligjor dhe kushtetues të Polonisë.
“Nëse emërimi është prerogativë e presidentit, ai gjithashtu mund ta refuzojë këtë emërim”, shkroi ai.
Mosmarrëveshja vjen mes një përpjekjeje të ministrit të Drejtësisë Waldemar Żurek për të përmbysur ndryshimet në sistemin ligjor – të prezantuara nga ish-qeveria e krahut të djathtë e Polonisë – nën drejtimin e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).
PiS ka qenë vazhdimisht në kundërshtim me Bashkimin Evropian, i cili e shihte pavarësinë e gjyqësorit si të kërcënuar.
Edhe pse Nawrocki, një kritik i BE-së, është zyrtarisht jo-partiak dhe jo anëtar i PiS, ai kundërshton përpjekjet për të përmbysur reformat e mëparshme.
Zëdhënësi i qeverisë, Adam Szłapka tha se Nawrocki kishte tejkaluar kompetencat e tij duke refuzuar emërimet.
Ish-kreu i Tribunalit Kushtetues të Polonisë, Andrzej Zoll, e përshkroi konfirmimin e gjyqtarëve nga presidenti si një formalitet.
“Kreu i shtetit nuk kishte të drejtë të shqyrtonte emërimet”, tha Zoll për portalin e lajmeve “Onet”.


