Përplasen 4 makina në aksin Elbasan–Metalurgji, plag*set një person

Përplasen 4 makina në aksin Elbasan–Metalurgji, plag*set

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:45, në aksin Elbasan–Metalurgji.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.

Paraprakisht dyshohet se është lënduar drejtuesi i një fugoni. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET