Paqja bashkon Macron dhe Orban: Të shtohet mbështetja e BE-së për Ukrainën përballë Rusisë
Diskutime për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën në Ukrainë kanë qënë në focus të diskutimeve mes Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të dy kanë zgjedhur Parisin për të zhvilluar një darkë pune e për të dhënë një mesazh bashkimi, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, duket se kanë lënë mënjanë vizionet e tyre të ndryshme për politikën ndërkombëtare, veçanërisht në marrëdhëniet me Rusinë dhe të ardhmen e BE-së.
Të dy kanë zgjedhur Parisin për të zhvilluar një darkë punë e për të dhënë një imazh bashkimi duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën.
Ata iu referuan çështjeve që lidhen me politikën industriale dhe “konkurrencën” e BE-së, si dhe për çështjet që lidhen me emigracionin.
Ka qenë pikërisht kryeministri hungarez Viktor Orban ai që ka kritikuar “luftën indirekte” të Europës kundër Rusisë dhe bëri thirrje përsëri në fund të shkurtit për një armëpushim.
Në fund të darkës mes të dyve, selia presidenciale e Francës lëshoi një notë që donte ta përsëriste duke thënë:
“Gjatë takimit, të dy liderët patën mundësinë të riafirmonin nevojën për unitet midis vendeve evropiane në mbështetjen e tyre për Ukrainën përballë Rusisë. Agresioni, veçanërisht duke aplikuar sanksione të ashpra kundër Moskës”.
Orban ka qenë lideri evropian më kritik ndaj valës së sanksioneve perëndimore dhe së fundmi ka propozuar që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të hapin negociatat për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës, një qëndrim që ka krijuar acarim në Kiev, i cili e sheh veten të përjashtuar nga nisma.
Orban tha publikisht se ishte në favor të hyrjes së dy vendeve nordike në NATO, por shtoi se në mesin e deputetëve të partisë së tij, Fidesz, ka disa kundër për shkak të kritikave nga Stokholmi dhe Helsinki ndaj qeverisë aktuale hungareze, e konsideruar autoritare dhe ultranacionaliste.
Nga 30 anëtarët e Aleancës Atlantike, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë ratifikuar ende dy kandidatët e rinj të paraqitur në vazhdën e luftës në Ukrainë.
Në njoftimin për shtyp të Elysee nuk përmendet mosmarrëveshja në lidhje me zbatimin e shtetit të së drejtës në Hungari e cila është një çështje e ndjeshme në Bruksel, që ka sjellë sanksionimin financiar dhe ngrirë fondet në Budapest për mosrespektimin e rregullave demokratike të kërkuara nga Bashkimi Europian.
Megjithatë, presidenca franceze përmend pikat e "konvergjencës" midis Macron dhe Orban, si promovim i një sistemi evropian të mbrojtjes.