Papa në kampin e refugjatëve në Lesbos: Të shikojmë fytyrat e fëmijëve dhe të na vijë turp!

Papa në kampin e refugjatëve në Lesbos: Të shikojmë

Papa, i cili u kthye në Lesbos pas 5 vitesh, foli me një fjalim të hapur në kampin e refugjatëve në ishull duke kërkuar të prekë zemrat e të gjithëve. Papa tha se të gjithëve duhet të na vij turp kur shohim fytyrat e fëmijëve ndërsa apeloi për të hapur sërish vare të tjera me anijet e mbytura me emigrantët.

“Të shikojmë fytyrat e fëmijëve dhe të na vijë turp.” Kështu Papa Françesku përdori fjalë të forta për t’i tronditur të gjithë përballë tragjedisë së emigrantëve, e cila duket se gjithmonë do të zbehet në plan të dytë, edhe prej pandemisë.

Ati i shenjtë theksoi se  "nëse duam të rifillojmë, le të shohim fytyrat e fëmijëve. Ne gjejmë guximin të turpërohemi para tyre, të cilët janë të pafajshëm dhe janë e ardhmja" theksoi ai .

"Në brigjet e këtij deti Zoti u bë njeri. Fjala e tij bën jehonë duke sjellë shpalljen e Zotit, i cili është Ati dhe udhërrëfyesi i të gjithë njerëzve", kujtoi Papa në vizitën e tij në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit në Mytilene.

Për një fillim të ri është e rëndësishme të shikosh fytyrat e fëmijëve, tha Papa, i cili kishte marrë shumë kohë për të përshëndetur adoleshentët e shumtë në kamp. 

“Le të gjejmë guximin të turpërohemi për ata që janë të pafajshëm dhe që nënkuptojnë të ardhmen”, tha Papa në prani të Presidentes greke. 

Në të njëjtën kohë, Françesku bëri thirrje për një qasje më gjithëpërfshirëse për të luftuar shkaqet e ikjes.

“Mesdheu është një varrezë pa gurë varresh, le të ndalojmë mbytjen e qytetërimeve,” tha Papa francesku duke i drejtuar lutjen zotit të na zgjojë siç tha ai nga harresa për ata që vuajnë, të na shkundë nga individualizmi që përjashton, të zgjojë zemrat e shurdhra ndaj nevojave të të tjerëve.

Në Vitin 2016 Papa u takua me emigrantët në ishullin e Egjeut. Në atë kohë ai mori me vete tre familje myslimane nga Siria nga kampi Moria në Vatikan. Kampi u shkatërrua më pas nga një zjarr në shtator 2020, pas së cilës u ndërtua kampi i improvizuar Mavrovouni.

EMISIONET