Papa Leone XIV: Të rinjtë jetojnë vetëm me celularin dhe me pak kontakte njerëzore

Papa Leone XIV, në takimin me dyer të mbyllura me priftërinjtë romakë, theksoi nevojën për të mbështetur të rinjtë dhe për të marrë parasysh se problemet e familjeve të tyre që shpesh me prindër që hasin “kriza familjare dhe divorce të shumta mes tyre”.
“Ne duhet ta kuptojmë situatën e tyre familiare’’, shtoi ai.
Papa theksoi më pas se “shumë të rinj përjetojnë vetmi të pabesueshme me telefonat celularë. Ata jetojnë vetëm dhe u mungon kontakti njerëzor. Ata përjetojnë një lloj distance nga të tjerët, një ftohtësi, pa e ditur vlerën e marrëdhënieve vërtet njerëzore”, shtoi ai.

