Papa bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të nxënësve dhe mësuesve të rrëmbyer nga një shkollë në Nigeri

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Leo XIV, bëri thirrje sot për lirimin e menjëhershëm të më shumë se 300 studentëve dhe mësuesve që u rrëmbyen nga një shkollë katolike në Nigeri.
"Me trishtim të madh mësova për rrëmbimin e priftërinjve, rregulltarëve dhe studentëve në Nigeri.
Bëj një thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të pengjeve", tha Papa pas lutjes Angelus.
Shoqata e Krishterë e Nigerisë (CAN) tha dje se persona të armatosur rrëmbyen 315 persona, nxënës dhe mësues, nga një shkollë katolike në Nigerinë perëndimore të premten, pas një incidenti të ngjashëm më parë këtë javë kur 25 vajza u rrëmbyen nga një shkollë e mesme në veriperëndim të vendit.
Rrëmbimet masive ndodhën ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në Nigeri për shkak të asaj që ai e quajti një masakër të të krishterëve nga islamistët radikalë.
Autoritetet nigeriane pretendojnë se vrasjet nga bandat kriminale dhe xhihadistët prekin në mënyrë të barabartë të krishterët dhe myslimanët, të cilët përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së vendit.

