PANIK NË BORD/ Njëri nga motorët e avionit përfshihet nga flakët pak pas ngjitjes, tmerrohen pasagjerët

179 pasagjerët në një fluturim të Air India nga Bengaluru në Kochi përjetuan momente tmerri të shtunën mbrëma, kur një nga motorët e avionit mori flakë tetë minuta pas ngritjes, duke e detyruar pilotin të bënte një ulje emergjente.
Ngjarja është filmuar nga pasagjerët e avionit, i cili u ngrit më shumë se një orë me vonesë në krahasim me orën e planifikuar.
Kur avioni u kthye në aeroportin e Bengaluru-së, ekuipazhi u kërkoi pasagjerëve të qëndronin ulur duke thënë se “gjithçka është nën kontroll”.
Zjarri u shua përfundimisht nga makinat zjarrfikëse të aeroportit me Air India që njoftoi një hetim për rrethanat e incidentit.
All 177 psgrs, including two infants, and 6 crew members are safe after one of the engines of an Air India Express IX 1132 flight from @BLRAirport to Kochi caught fire midair on Saturday night. It made an emergency landing at KIA at 11.12 pm eight minutes after take-off, said… pic.twitter.com/e41K2YHeCZ
— S. Lalitha (@Lolita_TNIE) May 19, 2024


