Pako të dyshimta para Presidencialeve/ FBI heton letrat me lëndë të panjohur për zyrtarët e zgjedhjeve, janë dërguar në disa shtete

Me afrimin e zgjedhjeve të 5 Nëntorit, kërcënimet vijnë në rritje për përgjegjësit zgjedhorë. Nëpër zyrat e tyre kanë mbërritur pako të dyshimta, me letra dhe një substancë në formë mielli. Agjentët e FBI-së janë duket e hetuar rastin.

Pako të dyshimta para Presidencialeve/ FBI heton letrat me lëndë

Zyra Federale e Hetimit  dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë disa pako të dyshimta, të cilat iu dërguan zyrtarëve në 17 shtete, përgjegjës për zgjedhjet e Nëntorit.

Bëhet fjalë për pako me letra, por që mes tyre gjendej një substancë e paidentifikuar ende, në formë mielli.

Hetuesit federalë thanë se deri më tani, lënda nuk ka shkaktuar ndonjë incident apo të lënduar, ndërsa origjina e tyre mbetet ende enigmë.

“Disa nga letrat përmbanin një substancë të panjohur dhe ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për t'iu përgjigjur çdo incidenti dhe për të mbledhur në mënyrë të sigurt letrat”, tha një prej ekspertëve e FBI për CBS News.

Sekretarja e Shtetit e Kolorados, Jena Grisëold, shkroi në një postim në X, se deklarimi I këtyre letrave nga cdo zyrtar, do të përbënte një ‘Ushtri Amerikane për Eliminimin e Tradhtarëve".

Ndërsa, Sekretarja e Shtetit në Michigan, Jocelyn Benson, pranoi se në zyrën e saj mbërrijnë vazhdimisht kërcënime përmes postave zanore, emaileve, mediave sociale ose personalisht, duke shtuar se gjendja po përshkallëzohet.

Pakot e dyshimta vijnë pas kërcënimeve në rritje ndaj zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë SHBA-në dhe paralajmërimeve për dhunë politike me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kjo nuk është hera e parë që paketa të dyshimtë dërgohen nëpër zyrat zgjedhore të SHBA. Nëntorin e kaluar, zyrave në Xhorxhia, Nevada, Kaliforni, Oregon dhe Uashington iu dërguan zarfe me fentanil ose substanca të tjera.

EMISIONET