Robert Mueller dokumenton të shkuarën/ Ish-këshilltari shkruan për hetimin e vitit 2016 dhe lidhjet Trump-Moskë
Duke rikujtuar të shkuarën ish-këshilltari i posaçëm amerikan Robert Mueller, paralajmëron të ardhmen. Në librin e tij të papublikuar shkruan në parathënie se SHBA nuk janë ende të përgatitura për sulme ruse në zgjedhjet e nëntorit.
Ish-këshilltari amerikan Robert Mueller, thotë se SHBA nuk janë ende të përgatitura për sulme ruse në zgjedhjet e nëntorit.
Muller, i cili hetoi ndërhyrjen ruse në vitin 2016 dhe lidhjet midis Donald Trump dhe Moskës, thekson se Moska është e angazhuar për të minuar demokracinë dhe për të favorizuar një kandidat mbi tjetrin.
Është e qartë se amerikanët nuk i kanë marrë mësimet e sulmit të Rusisë ndaj demokracisë sonë në vitin 2016, shkruan Mueller në parathënien e librit të sapo publikuar të Interference: The Inside Story of Trump, Russia and the Mueller Investigation.
Ne nuk ishim të përgatitur atëherë, vijon Mueller, dhe, me gjithë përpjekjet e shumta të njerëzve të përkushtuar në të gjithë qeverinë ne nuk jemi ende të përgatitur mjaftueshëm. Ky kërcënim meriton vëmendjen e çdo amerikani. Rusia na sulmoi më parë dhe do ta bëjë përsëri.
Mueller një avokat amerikan që shërbeu si drejtori i gjashtë i Byrosë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2013 në atë kohë filloi procedimin penal kundër tre subjekteve ruse dhe 34 personave, duke përfshirë një menaxher të fushatës së Trump, Paul Manafort, i cili u burgos.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA sipas tij janë shpesh subjekt i “surprizave të tetorit”, skandaleve të fundit që mund të anojnë në garë.
Në vitin 2016, tetori solli skandalin e Trump-it Açess Hollywood, në të cilin ai u regjistrua duke u mburrur për ngacmime seksuale, ashtu edhe lëshimin nga WikiLeaks të emaileve të hakuara nga Rusia.