OKB-ja, mbledhje urgjente për konfliktin Izrael-Palestinë, mund të shkohet në luftë

OKB-ja, mbledhje urgjente për konfliktin Izrael-Palestinë, mund

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë për situatën mes Izraelit dhe Gazës. Thuajse gjithë komuniteteti ndërkombëtar bën thirrje për qetësim, sepse Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë" ngaqë konflikti është përshkallëzuar ndjeshëm.

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit mes palestinezëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite është përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë, ndërsa Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë".

Mediet izraelite njoftojnë se më shumë se 1.000 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit nga militantët palestinezë.

Ndërkohë, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke shkatërruar dy blloqe kullash në Gaza.

Deri më tani, të paktën 53 palestinezë dhe gjashtë izraelitë kanë humbur jetën që nga e hëna.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres tha se ai ishte "shumë i shqetësuar" nga dhuna e vazhdueshme.

Mediet izraelite njoftojnë se disa liderë të Hamasit në Gaza kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve të ushtrisë izraelite.

Komuniteti ndërkombëtar po kërkon njëzëri ndaljen e dhunës dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri këtë të mërkurë mbledhjen e dytë urgjente për të dalë në një qëndrim të përbashkët për situatën.

Luftimet u shkaktuan si pasojë e një përleshjeje palestinezëve dhe policisë Izraelite në një kompleks të shenjtë në Jeruzalemin Lindor. Vendi respektohet si nga myslimanët, ashtu edhe nga hebrenjtë.

EMISIONET