"Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!" Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian

"Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka kontrollin e plotë  të qiellit mbi Iranin.

“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por nuk krahasohet me 'gjërat' e prodhuara, të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-ja e vjetër dhe e mirë", shkruan Trump në rrjetin e tij social.

SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake, por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit.

EMISIONET