Nuk ka fluturuar kurrë, punëtori i ndërtimit investoi të gjithë kursimet e tij për këtë shtëpi avion

Nuk ka fluturuar kurrë, punëtori i ndërtimit investoi të

Ai ka përmbushur një ëndërr të përjetshme! Që në fëmijëri ai ishte i magjepsur pas avionëve por nuk ka fluturuar kurrë.

Një punëtor ndërtimi 43 vjeç në Kamboxhia ndërtoi avionin e tij si një shtëpi në mes të një fushe orizi.

Të gjitha kursimet e tij, rreth 19,000 euro, shkuan në projekt  por ai tani gradualisht po i merr mbrapsht ato nga turistët.

Chrach Peou kishte kursyer për shtëpinë e tij të ëndrrave për 30 vjet dhe kaloi gati një vit duke e ndërtuar atë.

Nuk ka fluturuar kurrë, punëtori i ndërtimit investoi të

Shtëpia prej betoni gjashtë metra e gjatë tani qëndron mbi një fushë me rërë pranë kompleksit të famshëm të tempullit Angkor Wat.

Në fakt duket si një avion i kompletuar me krahë, pajisje uljeje dhe motorë.

Shtëpia ka gjithçka që i nevojitet atij dhe tre fëmijëve, thotë me krenari 43-vjeçari i ve.

“Ne mund të jetojmë, të flemë, të përdorim banjën dhe të hamë këtu, ashtu si në një avion. Jam shume i lumtur."

Nuk ka fluturuar kurrë, punëtori i ndërtimit investoi të

 Për ta bërë avionin e tij prej betoni të dukej sa më real, ai shikoi video të panumërta të avionëve privatë në internet.

Papritur, projekti i pazakontë ka një efekt anësor pozitiv: Është bërë një atraksion i vërtetë për vizitorët.

Turistët e huaj paguajnë një dollar për një vizitë duke përfshirë një selfie me pronarin krenar, vendasit paguajnë gjysmën.

Por një ditë, thotë Peou, ai dëshiron të realizojë ëndrrën e tij dhe të hipë në një avion të vërtetë:

“Nëse kam mjaftueshëm para dhe e di se ku dua të shkoj, do të marr një avion”.

Nuk ka fluturuar kurrë, punëtori i ndërtimit investoi të

EMISIONET