Nuk ka alarm në Kombëtare, dy lojtarët e rëndësishëm rikthehen në grup

Myrto Uzuni dhe Thomas Strakosha janë bashkuar rregullisht me grupin kuqezi. Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Tiranë, Kombëtarja u stërvit e plotë dhe dy lojtarët në fjalë i kanë kaluar problemet e vogla fizike.
Stërvitja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati 90 minuta ndërsa fillimisht grupi iu nënshtrua ushtrimeve fizike e më pas teknike e taktike.
Skuadra do të udhëtojë nesër në mesditë drejt Varshavës ndërsa pasdite do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Varshavë. Ndeshja do të luhet të hënën në orën 20:45.

