Një nyje tranziti për gazin rus në Evropë mbyllet nesër në orën 7:00

Një nyje tranziti për gazin rus në Evropë mbyllet nesër

Tranzitimi i gazit në Evropë përmes pikës hyrëse të Sokhranivka  do të ndalet në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës, 11 maj, për shkak të veprimeve të forcave pushtuese ruse. 

Kështu raporton Bloomberg, duke cituar një deklaratë të postuar në faqen e internetit të operatorit të sistemit të transmetimit të gazit në Ukrainë (Grid). 

"Është ende e mundur, vazhdon ai, që gazi të ridrejtohet në stacionin e kompresorit Sudzha, duke lejuar që të respektohen kontratat evropiane". 

Ukraina ka hyrë në ditën 76-të e luftës me shpërthime të reja të forta në qendër të Odessa. Bilanci i sulmit me raketa është një i vdekur dhe pesë të plagosur.

Forcat ruse kanë nisur "operacionet e sulmit" në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku përveç luftëtarëve ukrainas që vazhdojnë të rezistojnë, janë të paktën edhe 100 civilë.

Bjellorusia ka vendosur forca speciale në kufirin me Ukrainën, duke pretenduar se është një mobilizim mbrojtës. 

Një nyje tranziti për gazin rus në Evropë mbyllet nesër

Sipas mediave kineze, Xi Jinping dhe Emmanuel Macron kanë rënë dakord se "të gjitha palët e interesuara duhet të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën për të rivendosur paqen përmes negociatave". 

Ndërkohë, BE po vlerëson krijimin e një borxhi të përbashkët për rindërtimin e Ukrainës në muajt e ardhshëm. 

Fondi i solidaritetit, i cili pritet të prezantohet të mërkurën më 18 maj, do të ketë një vlerë prej 15 miliardë eurosh. 

Kështu mësohet në Bruksel. 

“Po punojmë me propozimet dhe po i vlerësojmë të gjitha opsionet”, sqaroi komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, duke konfirmuar hipotezën. 

Diskutimet me qeveritë e BE-së janë në vazhdim. Disa vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë, po i kërkojnë Brukselit të vendosë opsione alternative në tryezë.

EMISIONET