BE këtë javë me një marrëveshje për ndalimin e naftës ruse. Hungaria e krahason planin me një "bombë bërthamore"

BE këtë javë me një marrëveshje për ndalimin e

Shteti francez ka bërë me dije se një marrëveshje për ndalimin e naftës ruse të propozuar  BE-së mund të arrihet këtë javë, pavarësisht kundërshtimit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili i ka krahasuar planet me një bombë atomike.

Gjatë një telefonate të zhvilluar mes Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, u fol rreth raundit të fundit të sanksioneve të BE-së në kuadër të luftës në Ukrainë.

Clement Beaune, një aleat i Macron-it dhe ministër i Francës për Evropën, tha se mendonte se mund të arrijnë një marrëveshje këtë javë.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen është shprehur se ka pasur përparim përsa i përket sanksioneve. Qëndrim ky që erdhi pasi u takua me Orban mbrëmjen e kaluar.

Presidenti i Komisionit Evropian e përshkroi diskutimin si të dobishëm për të sqaruar çështjet që lidhen me sanksionet dhe sigurinë energjetike.

Diplomatët e BE këmbëngulin se 27 vende anëtare janë të bashkuar për idenë e ndalimit të naftës ruse.

Rreth një e katërta e naftës së BE-së vjen nga Rusia ndërkohë Sllovakisë dhe Hungarisë , vendeve pa dalje në det që janë gati 100% të varura nga nafta ruse, iu është ofruar një shtyrje në vendosjen e embargos së naftës deri në fund të vitit 2024, për t'u mundësuar atyre të riparojnë rafineritë e tyre.

Zyrtarët hungarezë thonë se mund të marrin naftë nga Kroacia, por kjo do të kërkonte që fqinji i tyre jugor të rrisë kapacitetin e tij.

EMISIONET