Ndodh në Spanjë, arrestohet çifti britanik pasi lanë vetëm 3 fëmijët për të shkuar në festë. Foshnja rezulton pozitive për ko*ainë

Ndodh në Spanjë, arrestohet çifti britanik pasi lanë

Një çift britanik është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Costa del Sol, pasi dyshohet se la të vetëm në një hotel tre fëmijët e tyre të mitur për të marrë pjesë në një festë. Rasti ka shkaktuar reagime të forta edhe për shkak të raportimeve se foshnja gjashtëmuajshe e familjes rezultoi pozitive për kokainë gjatë analizave mjekësore.

Sipas mediave britanike dhe spanjolle, policia arrestoi një burrë 41 vjeç dhe një grua 28 vjeçe me akuzën e braktisjes së fëmijëve. Tre të miturit, përkatësisht gjashtë muajsh, dy dhe katër vjeç, u gjetën të vetëm në një dhomë hoteli në Benalmadena, pranë Malagas, në jug të Spanjës.

Burimet bëjnë me dije se kushtet në dhomë ishin shqetësuese, ndërsa fëmija më i madh, vetëm katër vjeç, po përpiqej të kujdesej për motrën dhe vëllanë më të vegjël. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fëmijët u transportuan në një spital pediatrik në Malaga për kontrolle mjekësore, ndërsa shërbimet sociale të Andaluzisë morën përkohësisht kujdestarinë e tyre.

Një zëdhënës i policisë spanjolle konfirmoi arrestimet, por nuk komentoi mbi raportimet se foshnja kishte rezultuar pozitive për kokainë, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim. Ende nuk është bërë e ditur nëse prindërit u arrestuan pas kthimit në hotel apo u lokalizuan në një vend tjetër. Ata pritet të dalin para gjykatës në orët në vijim, ku do të vendoset nëse do të lihen të lirë me kusht apo do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

EMISIONET