MOT EKSTREM NË AUSTRALI DHE ZELANDË! Erëra të fuqishme dhe temperaturat rekord nxisin zjarre

Një valë e pazakontë e të nxehtit pranveror dhe erërat e forta  me shpejtësi deri në 150 km në orë kanë përfshirë disa rajone të Australisë dhe Zelandës së Re, duke shkaktuar zjarre të shumta. Ato favorizohen edhe nga temperaturat e larta, të cilat janë cilësuar të pazakonta për këtë periudhë.

MOT EKSTREM NË AUSTRALI DHE ZELANDË! Erëra të fuqishme dhe

Moti ekstrem ka përfshirë disa rajonë të Australisë dhe Zelandës së Re duke shkaktuar dëme masive në infrastrukturë dhe temperatura rekord të paregjistruara më parë për këtë periudhë.

Sydney shënoi të martën 37°C, ndërsa në zonat perëndimore të Australisë temperaturat kanë arritur 40°C.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, 36 zjarre janë aktive në Neë South Wales, prej të cilave nëntë janë ende jashtë kontrollit.

Erëra me shpejtësi deri në 100 km/h kanë përhapur flakët, duke detyruar autoritetet të shpallin alarmin e kuq.

Rreth 2,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë, në Zelandën e Re vijojnë erërat ekstreme, më të lartat në sistemin e tyre të vlerësimit të përhapura në disa shtete.

Të martën një person humbi jetën, ndërsa erërat pritet të arrijnë deri në 150 km/h.

Sipas MetService, përveç erërave, në ditët në vijim pritet edhe shi i rrëmbyeshëm, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe dëme të tjera të lidhura me motin ekstrem.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda, të shmangin udhëtimet dhe të përgatiten për ndërprerje të energjisë dhe komunikimit.

EMISIONET