Efektet anësorë të antidepresantëve, studiuesit: Shtim ose humbje peshe, luhatje tensioni, vihen re pas 8 javëve përdorim

Një studim i ri në Universitetin e Oksfordit zbulon se antidepresivët kanë dallime të mëdha në efektet anësore fizike që japin.  Humbj në peshë apo luhatjet e tensonit vihen re vetëm pas tetë javëve të para të trajtimit. Studiuesit kërkojnë një qasje më të personalizuar në përshkrimin e barnave, për të përmirësuar shëndetin dhe qëndrueshmërinë e pacientëve ndaj trajtimit.

Efektet anësorë të antidepresantëve, studiuesit: Shtim ose

Për herë të parë, shkencëtarët kanë renditur efektet anësore të antidepresivëve, duke zbuluar dallime të mëdha mes ilaçeve më të përdorura për trajtimin e depresionit.

Studimi, i realizuar nga King's College London dhe Universiteti i Oksfordit, analizoi të dhënat nga 151 studime mbi 30 barna të ndryshme, përfshirë efektin e tyre në mbi 58,000 pacientë.

Ai tregoi se efektet fizike të ilaçeve ndryshojnë ndjeshëm brenda vetëm tetë javëve të para të trajtimit.

Pacientët që morën agomelatin humbën mesatarisht 2.4 kg, ndërsa ata që përdorën maprotilinë shtuan pothuajse 2 kg.

Fluvoksamina uli ritmin e zemrës, ndërsa nortriptilina e rriti me një diferencë prej 21 rrahjesh në minutë.

Rreth tetë milionë njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar përdorin antidepresivë.

Studiuesit theksojnë se, ndonëse jo të gjithë përjetojnë efekte anësore, këto ndryshime fizike mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin e përgjithshëm dhe në vazhdimësinë e trajtimit.

“Edhe ndryshimet e vogla mund të kenë ndikim të madh në nivel popullate”, – thotë Prof. Oliver Hoëes.

Ekspertët theksojnë se është thelbësore që zgjedhja e antidepresivëve të bëhet duke marrë parasysh shëndetin e përgjithshëm dhe shqetësimet specifike të secilit pacient.

Në një shembull praktik, tre pacientë me të njëjtën diagnozë depresioni kishin nevoja të ndryshme:

85% e recetave përfshijnë vetëm tre ilaçe: citalopram, sertralinë dhe fluoksetinë.

Por studiuesit theksojnë se këto rezultate duhet të nxisin një qasje më të personalizuar.

Ata po zhvillojnë një mjet online falas që do të ndihmojë mjekët dhe pacientët të zgjedhin ilaçin më të përshtatshëm bazuar në profilin shëndetësor të secilit.

Ekspertët theksojnë se ky studim nuk duhet t’i frikësojë pacientët, por t’i inkurajojë ata të diskutojnë hapur me mjekun për efektet anësore dhe alternativat e mundshme.

EMISIONET