Mjekët ‘i harruan’ dy foshnje në bark, historia e gruas që lindi 9 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 09:23

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Marok, ku një grua ka lindur 9 fëmijë, ndërkohë mjekët gjatë vizitave i kishin thënë se do të lindte 7.
Sipas mediave të huaja shtatzëni të tilla janë të rralla, ndërkohë ndodh që jo të gjithë fëmijët të mbijetojnë.
Megjithatë, në rastin e Halimes, sipas mjekëve gjithçka shkoi mirë.
Ajo kaloi dy javë në Spitalin Point G përpara se të transferohej në Marok, ku mundi të merrte kushte dhe kujdes më të mirë.
Ajo u pranua në klinikë më 20 prill, ndërsa të martën solli në jetë nëntë fëmijë.

