Shoferi i urbanit kapet i dehur/ Arrestohet 62-vjeçari që drejtonte mjetin e linjës Institut Qendër

Pak ditë pas tri aksidenteve në të cilat u përfshinë urbanet e disa linjave në kryeqytet, një tjetër drejtues I mjeteve të transportit publik është arrestuar në gjendje të dehur.
Shtetasi 62 vjeçar i me iniciale N.K është vënë në pranga nga polica e Tiranës pasi po drejtonte mjetin urban në gjendje të duhur.
Policia rrugore njoftoi se ka parë lëvizje të dyshimta te autobusit me pasagjerë të linjës Institut-Qendër e Tiranës, dhe ka vendosur ta ndalojë atë për të kryer testin e alkoolit.
Nga ky verifikim ka rezultuar se drejtuesi i mjetit kishte 0.549 miligramë për litër alkool në gjak. Për këtë arësye efektivat e policisë kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë me akuzën për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".
Javën e fundit tre autobusë të linjave të transportit publik në Tiranë janë përfshirë në aksidente ku më i rëndi ishte ai i rënies së urbanit të unazës në Lanë ku u plagosën pesë persona.



