“Miqtë duhet t’i afrojmë drejt BE-së”, Von der Leyen nga Athina: Do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen nëpërmjet një reagimi në Twitter u shpreh se vendet që synojnë integrimin në BE duhet të afrohen sa më shumë dhe sa me shpejtë unionit evropian.
Këtë deklaratë, Von der Leyen e bëri nga Athina ku po merr pjesë në darkën informale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona.”, thotë ajo.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë takim dhe duket se shkak të jenë bërë tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen “Beleri”.
Athina zyrtare i dërgoi një ftesë në adresë të presidentit Bajram Begaj, por edhe presidenti ka refuzuar pjesëmarrjen.