Miliona dollarë drejt Biden?/ Inteligjenca amerikane zbulon planin sekret për financimin e fushatës së ish-presidentit nga Ukraina

Inteligjenca amerikane ka zbuluar një tentativë të dyshuar të diskutuar nga zyrtarë ukrainas për të dërguar qindra miliona dollarë me qëllim mbështetjen e fushatës së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Lajmi vjen nga një raport i cituar nga Just the News.
Sipas informacioneve, drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, ka kërkuar verifikime shtesë për të kuptuar nëse plani është zbatuar realisht dhe nëse rasti duhet t’i kalojë për hetim FBI-së.
Deri tani, nuk ka prova të plota që tregojnë se kjo çështje është hetuar në mënyrë të thelluar gjatë administratës Biden.
Përgjimet e përmendura flasin për një plan të mundshëm, ku fonde për një projekt infrastrukture në Ukrainë do të përdoreshin si mbulesë për të transferuar një pjesë të madhe të parave drejt strukturave të Partisë Demokratike në SHBA.
Dy nënkontraktorë amerikanë përmenden si përfitues të mundshëm në këtë skemë.
Zyrtarët që kanë shqyrtuar materialet nuk i lidhin këto komunikime me përpjekje dezinformimi nga Rusia, ndërsa hetimet për rastin mbeten në fazë verifikimi.


