Çmimet e gazit në SHBA shënojnë uljen e parë pas luftës me Iranin

Çmimet e gazit në SHBA shënojnë uljen e parë pas

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e gazit në SHBA kanë shënuar një rënie të lehtë.

Sipas të dhënave të fundit, çmimi mesatar ka zbritur në 3.981 dollarë për gallon, nga 3.983 dollarë që ishte më parë.

Edhe pse bëhet fjalë për një ndryshim minimal, kjo është ulja e parë që prej fundit të shkurtit, kur nisën sulmet ndaj Iranit.

Megjithatë, çmimet mbeten më të larta krahasuar me një muaj më parë dhe ndikimi te konsumatorët pritet të jetë i vogël.

Rritja e mëparshme e çmimeve lidhet me tensionet në rajon, sidomos pas ndërprerjeve të furnizimit që erdhën si pasojë e situatës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë.

Edhe pse SHBA prodhon shumë naftë, çmimet ndikohen nga tregu global.

Ekspertët vlerësojnë se edhe nëse çmimet e naftës ulen, do të duhet kohë që kjo të reflektohet në pikat e karburantit.

EMISIONET