Mbreti Felipe VI ngarkon Sánchez me formimin e qeverisë së re
Mbreti Felipe VI i Spanjës i ka besuar udhëheqësit socialist Pedro Sanchez detyrën për të formuar një qeveri të re.
Presidentja e Kongresit, Francina Armengol e raportoi këtë pasi u prit nga monarku.
“Unë synoj të krijoj një qeveri legjislative. Do të paraqes një projekt stabiliteti, progresi, për të rinjtë, punonjësitt, të moshuarit dhe gratë e këtij vendi”, tha Sanchez në fund të bisedës së tij me mbretin.
“Ne besojmë në progresin shoqëror të punës së qëndrueshme dhe pagave të mira, së bashku me mbrojtjen e planetit”, shtoi ai.
“E pranoj këtë detyrë, me nder të madh dhe me një ndjenjë të madhe përgjegjësie, spanjollët me votat e tyre kërkuan formimin e një qeverie”, tha Sanchez.
Mandati i dështuar i Feijòo-s ka treguar se nevojitet një qeveri progresive”, tha ai.
Sánchez ka kohë deri më 27 nëntor për të formuar një koalicion të qëndrueshëm, pas të cilit zgjedhjet e reja do të mbahen më 14 janar.
Përveç ngërçit të brendshem politik, presidenca e Spanjës me BE-në deri në fund të dhjetorit mbetet nën hijen e pasigurisë politike.