Marshimi i elefantëve, 100 skulptura para Pallatit Mbretëror për të promovuar bashkëekzistencën

Një tufë prej 100 elefantësh të gdhendur me përmasa jetësore janë shfaqur para pallatit mbretëror, si një mënyrë për të promovuar bashkwekzistencën mes njerëzve dhe kafshëve. Nisma është ndërmarrë nga një grup aktivistësh në mbrotje të natyrës dhe botës së egër.
100 skulptura elefantësh në madhësinë reale të kafshëve janë vendosur para Pallatit Mbretëror në Londer, nga një grup i mbrojtjes së natyrës, për të promovuar bashkë-ekzistencën mes kafshëve e njerëzve.
Shfaqja vjen në kuadër të fushatës të nisur nga grupi i aktivistëve ‘Elephant Family’.
“Kjo e sotmja shënon një hap të rëndësishëm tufën në emigrimin e saj prej 13,000-miljesh nëpër botë. Elefantët janë këtu për të treguar historinë e tyre, sesi të ndajmë hapësirën e planetit me kafshët dhe të gjitha gjallesat e mrekullueshme”, tha Ruth Ganesh, drejtuese e “Elephant Family”.
Fushata vjen si një përgjigje pas 'përplasjeve në rritje midis botës njerëzore dhe shtazore, e cila pjesërisht është përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse zoonotike'.
Çdo model i statujave është ndërtuar me ‘lantana’, një barishte parazite, nga largimi i të cilës ka shumë përfitime për botën e egër.
Pas shfaqjes së tyre në Londër, elefantët do të zhvendosen në parqe të tjera të Anglisë.
Më pas skulpturat do të dalin në shitje për afro 6,000 paunde për të vegjilit dhe £30,000 për elefantët e rritur, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.


