Luftimet intensive në Gaza pritet të vonojnë armëpushimin 'për disa ditë'

Luftimet intensive në Gaza pritet të vonojnë armëpushimin

Mediat në Izrael raportojnë se janë ndërmarrë disa iniciativa për të ndalur luftimet në Gaza, por Izraeli e ka bërë të qartë se nuk kërkon një armëpushim në këtë fazë.

Udhëheqja politike e Izraelit kërkon disa ditë të tjera luftimi  në mënyrë që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të përfundojnë misionin për të cilin është i interesuar.

 “Kjo nuk është koha për një armëpushim. Ne jemi duke vazhduar,”citohet të ketë thënë një burim i lartë izraelit.

Në të njëjtën kohë, thotë burimi, javën e ardhshme do të shohim diskutime për armëpushimin.

Izraeli beson se ka ende hapësirë ​​diplomatike për të manovruar, por e di që kjo mundësi  nuk është e pakufizuar.

Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara nga sulmet e IDF në Gaza, dhe veçanërisht shkatërrimi i kullës ku disa media të huaja kishin zyrat e tyre.

Zyra e Kryeministrit thotë se Netanyahu siguroi Biden se Izraeli po bën çmos për të parandaluar viktimat civile, siç nënvizohet nga paralajmërimet që lëshon përpara se të godasë objektet ku qytetarët janë në rrezik.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz gjatë bisedës telefonike me homologun e tij amerikan Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin lidhur me luftimet e vazhdueshme në Rripin e Gazës tha se Izraeli nuk po kërkon një përshkallëzim të konfliktit me palestinezët në Bregun Perëndimor.

"Unë dua t'u përcjell një mesazh palestinezëve në Judea dhe Samaria - shteti i Izraelit nuk ka interes për një përshkallëzim në Judea dhe Samaria, por është i gatshëm për çdo skenar," tha ai, duke përdorur emrin biblik për Bregun Perëndimor, pas takimit me oficerë të lartë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

"Në Gaza, banorët po vuajnë për shkak të sundimit të Hamasit, ndërsa palestinezët në Judea dhe Samaria mund të shijojnë ekonominë e qetë dhe të qëndrueshme."

Për Gazën, ai tha: "Ne morëm një çmim shumë të rëndë nga Hamasi gjatë ditës së kaluar", duke shtuar se Izraeli kishte plane shtesë për të rivendosur "paqen dhe stabilitetin", raportojnë mediat izraelite.

 

EMISIONET