Marokenët godasin 3 herë me thikë në gjoks 46-vjeçarin për një celular dhe 20 euro
Arturo Luca Battisti, 46-vjeçari nga Milano, u godit me thikë jashtë stacionit Termini të Romës gjatë një grabitje të dielën në mbrëmje. Ai ndodhet i shtruar në një spital të kryeqytetit.
Policia arrestoi tre sulmuesit, tre marokenë të moshave 40 deri në 18 vjeç, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Italiani duhej të merrte trenin për të shkuar në shtëpi në Milano. Ai ishte në rrugën Giolitti kur ju afruan tre marokenët, të cilët e goditën tre herë në gjoks dhe i vodhën një celular dhe njëzet euro .
Autori i plagosjes me thikë është një 40-vjeçar me rekord të mëparshëm. Sulmi ndodhi rreth orës 23:30 të 5 shkurtit në një distancë të shkurtër nga një restorant i ushqimit të shpejtë, pranë njërës nga hyrjet e hekurudhës.
Për të mbërritur tek kriminelët, ishin vendimtare videot e një kamere që kishte regjistruar grabitjen dhe sulmin me thikë.
Të tre iu afruan burrit dhe e grabitën. 46-vjeçari, i cili prej disa ditësh ndodhej në Romë, u godit më pas me thikë.
Ai u përpoq ti ndiqte të tre, por më pas u rrëzua përtokë.