Manovrat e ushtrisë së Tajvanit, nisin stërvitjet intensive si përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Kina

Manovrat e ushtrisë së Tajvanit, nisin stërvitjet intensive si

Ushtria e Tajvanit ka nisur stërvitjet intensive me armë zjarri, në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Kina, e cila po shfaq gjithnjë e më shumë forcë ushtarake pranë ishullit.

Sipas autoriteteve të mbrojtjes në Tajvan, këto stërvitje janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar aftësinë e përgjigjes në rast të një agresioni të mundshëm.

Situata vjen pas një sërë veprimesh të Kinës që Tajvani i ka konsideruar provokuese, përfshirë, fluturime të rregullta të avionëve luftarakë kinezë në hapësirën ajrore të tij, lundrime të aeroplanmbajtëseve kineze pranë ujërave territoriale dhe një retorikë zyrtare agresive e Pekinit, që e konsideron Tajvanin një territor "rebel" që duhet bashkuar me pjesën tjetër të Kinës edhe me forcë, nëse është e nevojshme

Fakti se Pekini nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë kontrollin e Taipeit  ka nxitur pasiguritë për një konflikt të mundshëm në rajon.

Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës kanë qenë historikisht të larta, por veprimet e fundit ushtarake parë si sinjal alarmi për një përshkallëzim të mundshëm.

EMISIONET