Macron kërkon armëpushim në Gaza pas sulmeve izraelite

Macron kërkon armëpushim në Gaza pas sulmeve izraelite

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, diskutoi sot me princin saudit Mohammed bin Salman për zhvillimet e reja në Gaza.

Macron theksoi se palët duhet t’i rikthehen negociatave për armëpushimin, me synimin për tu mbrojtur civilët dhe për të mundësuar lirimin e pengjeve.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Arabisë Saudite, për krijimin e një kuadri të besueshëm për një të ardhme të qëndrueshme në Gaza.

Macron shprehu angazhimin e tij për një zgjidhje politike midis Izraelit dhe Palestinës.

EMISIONET