Lu*ta Izrael-iran/ Tafani: Mbizotëron një injorancë e madhe në opinion për situatën në Lindjen e Mesme
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se për situatën në Lindjen e Mesme mbizotëron një injorancë e madhe në opinionin publik.
Tafani: Kam përshtypjen se mbizotëron një injorancë e madhe në opinionin e gjerë publik dhe nuk e kuptojnë kompleksitetin e situatës që është në Lindjen e Mesme.
Shumë herë disktutohet nga ana emocionale pa iu referuar atyre që janë fakte konkrete.
Për këtë arsye debati shpesh devijohet dhe kalon në terma po themi banale.
Ajo që ndodh në fillim është se sa herë që përmendet një konflikt direkt, është bërë si traditë që thuhet se Izraeli vret fëmijë kështu që ata që janë kundër Izraelit janë të mirë, janë heronj.
Ndërkohë që harrohet se çfarë problematikash ka secili prej regjimeve në Lindjen e Mesme.
Ajo që po ndodh sot është mbase akti I fundit I një lufte që ka nisur në 79’.

