''Tani 'fjalën' e kanë forcat ajrore'', Prenga: Ajo që befasoi ishte precizioni i Izraelit në sulmin ndaj Iranit

Gjenerali, Dedë Prenga i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ajo çfarë ka befasuar në raport me pritshmëritë ka qenë saktësia dhe precizioni I ekzekutimit të operacionit të Izraelit ndaj Iranit.

Prenga: Për sa kohë arritëm në këtë stad ku diplomacia dhe marrëveshjet që duheshin të arriheshin para këtij momenti, ditës së premte që është ekzekutimi sepse fillesat i ka shumë më herët të paktën që nga shtatori i 2023 kur Hamasi bëri atë aksionin në Izrael.

Por tashmë i ka ngel fjala një pjese, komponentit do thosha më të rëndësishëm për momentin të forcave të armatosura që janë forcat ajrore.

Pa harruar edhe mbështetja e komponentit logjistik që është në terren.

Dhe shërbimeve të fshehta sidomos izraelite dhe të bashkëpunimit e të rakordimit perfekt që bëri të mundur të realizohej një goditje e parë e Izraelit brenda territorit Iranian perfekt me precizion të jashtëzakonshëm.

Ajo çfarë ka befasur në raport me pritshmëritë çdo analist dhe botën mbarë është egzaktësia e ekzekutimit të operacionit me goditjet e raketave dhe të objektivave që kishte përcaktuar me një precizion të lartë dhe të paimagjinueshëm e realizueshëm deri tani nga ajo që kemi parë.

 

EMISIONET