“LUFTA” DIPLOMATIKE PËR PAQEN! Presidenti Trump: Më e vështirë të negociosh me Ukrainën se Rusinë

Donald Trump thotë se është më e lehtë të negociojë me Rusinë sesa me Ukrainën në përpjekjen për marrëveshjen e paqes mes dy vendeve në vitin e katërt të luftës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë , bëri këtë deklarate pasi paralajmëroi Sanksione ndaj Moskës pas sulmeve të fundit në Ukrainë.

“LUFTA” DIPLOMATIKE PËR PAQEN! Presidenti Trump: Më e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po has më shumë vështirësi me Ukrainën se sa me Rusinë në përpjekjen për të ndërmjetësuar paqen mes dy vendeve në Luftë.

"SHBA-ja po ecën shumë mirë me Rusinë" dhe "mund të jetë më e lehtë të merresh me" Moskën sesa me Kievin, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

Këtë deklararë kreu I Shtëpisë së Bardhë e bëri vetëm disa orë pasi tha se  po "shqyrtonte seriozisht" vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të gjera ndaj Rusisë deri në arritjen e një armëpushimi me Ukrainën.

Ky zhvillim vjen një javë pas një përplasjeje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë, gjatë së cilës Trump kritikoi publikisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj SHBA-së dhe se po luante kumar me Luftën e Tretë botërore.

Më herët këtë javë Trump ndaloi gjithë ndihmën ushtarake dhe  shkëmbimin e informacioneve të Inteligjencës amerikane me Kievin

Kërcënimi i Trump për sanksione të reja ndaj Rusisë, pasoi sulmet e  ushtrisë së Moskës në disa rajone të Ukrainës.

Por brenda pak orësh, Presidenti amerikan tha se Vladimir Putin, po vepronte ashtu siç do të vepronte kushdo tjetër në atë situatë.

Ai shtoi se beson që Putin dëshiron t’i japë fund luftës, por nuk mund të thotë të njëjtën gjë për Ukrainën.

"Unë dua të di nëse Ukraina do të arrijnë një marrëveshje, por nuk e di nëse e duan me të vërtetë," tha Trump, kur u pyet pse i kishte ndërprerë ndihmën Kievit.

Diplomacia e drejtpërdrejtë e Trump me Putinin tronditi aleatët e NATO-s, pasi Perëndimi ka shmangur kontaktet me Moskën që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt 2022.

Amerikanët duan që Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje që do t’i japë SHBA-së një pjesë të rëndësishme të mineraleve të Ukrainës dhe që ai të pranojë një armëpushim të shpejtë me Moskën.

Nga ana tjetër, Zelensky po kërkon garanci të forta sigurie për Kievin, që të jenë pjesë e marrëveshjes, çka Trump e quajti atë pjesën "më të lehtë" të çështjes.

Javën e ardhshme, zyrtarët e lartë të Administratës amerikane do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për t’u takuar me ekipin e Zelenskyt, mes presionit në rritje që ai të pranojë kërkesat e Trump.

Zelensky ka shprehur keqardhje gjatë ditëve të fundit pas përplasjes së tij publike me Trump dhe po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në.

Ndërkohë rreth 20 vende raportohet janë të interesuara të bashkohen në një "koalicion të vullnetarëve" për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa liderët evropianë kanë shpallur një plan për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve ushtarrake

EMISIONET