Gjashtë viktima në Argjentinë nga moti i keq! Cikloni “Alfred” godet edhe bregun lindor të Australisë
Mot i keq ka përfshirë Argjentinën ku të paktën 6 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë në Australi cikloni tropical “Alfred’ ka goditur pjesën lindore të vendit nga ku priten shira të dendur dhe erë e fortë në ditët në vijim.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje në qytetin Bahia Blanca në jugperëndim të kryeqytetit Buenos Aires.
Përmbytja shkatërroi ura dhe shembje të rrugëve ndërsa shtëpitë dhe spitalet u evakuuan.
Federico Susbielles, kryebashkiak i qytetit, tha se Bahia Blanca u “godit sërish nga një fatkeqësi natyrore” dhe se “situata është bërë shumë kritike”.
Ministri i Mbrojtjes Luis Petri shtoi se presidenti argjentinas Javier Milei kërkoi një mobilizim të plotë të të gjitha burimeve - përfshirë forcat e armatosura.
Ndërkohë në Australi Cikloni tropikal ‘Alfred’ ka goditur pjesën Lindore të Vendit. Kryeministri Anthony Albanese ka paralajmëruar se më e keqja do të vijë duke e cilësuar një ngjarje shumë serioze e motit dhe për këtë ka kërkuar vigjilencë.
Pemët e rëna në të gjithë rajonin kanë dëmtuar tashmë linjat e energjisë elektrike, shtëpitë dhe makinat, ndërsa plazhet e njohura të Gold Coast janë shndërruar në shkëmbinj me rërë pas ditëve të erozionit të pamëshirshëm.
"Ndikimi do të jetë serioz dhe do të intensifikohet gjatë orëve dhe ditëve në vijim. Priten erëra të forta, shi i dendur, përmbytje dhe kushte të rrezikshme gjatë kësaj fundjave dhe ditëve në vijim. Tani është koha për të qëndruar vigjilent, të qëndrojmë brenda dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin”
Cikloni tropikal Alfred pritet të bëhej cikloni i parë që do të kalonte bregun lindor të Australisë pranë kryeqytetit të shtetit Queensland që nga viti 1974.


