Lia e majmunëve/ Agjencia e sigurisë shëndetësore britanike: Kontaktet me rrezik infektimi të izolohen për 21 ditë

Lia e majmunëve/ Agjencia e sigurisë shëndetësore britanike:

Të gjithë personat që janë në rrezik të lartë për tu infektuar nga lia e majmunëve duhet të izolohen për 21 ditë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se një këshillë e tillë vlen për këdo që ka patur kontakt të drejtpërdrejtë apo familjar me dikë të infektuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata këshillohen të japin të dhënat e tyre për gjurmimin e kontakteve, të shmangin udhëtimet dhe kontaktin me të sëmurët kronikë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët nën 12 vjeç.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar deri tani 20 raste. Ndërsa në Europë, SHBA, Kanada, Izrael dhe Australi janë shënuar 80 raste.

Lia e majmunëve është një infeksion viral, më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Sëmundja, e gjetur fillimisht te majmunët, nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve, por mund të transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale.

Një person konsiderohet në rrezik të lartë për t'u kapur nga infeksioni nëse ka pasur kontakt familjar ose seksual me një person të infektuar ose ka pastruar shtratin e një personi të infektuar pa përdorur masa mbrojtëse.
Personat e tjerë që mund të kenë rënë në kontakt me një rast nuk kanë nevojë të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen, por duhet të kenë kujdes për simptoma të tilla si ethe dhe skuqje.
 

EMISIONET