Zelandë e Re/ 84 tërmete në tre javë, rrezik për aktivizimin e supervullkanit

Zelandë e Re/ 84 tërmete në tre javë, rrezik për

Një seri tërmetesh me magnitutë të ulët në liqenin Taupo kanë krijuar panik në vend, pasi ato mund të paralajmërojnë për një riaktivizim të vullkanit me të njëjtin emër.

Geonet, agjencia e monitorimit të rrezikut gjeologjik ka thënë se 84 tërmete u regjistruan gjatë tre javëve të fundit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të gjitha tërmetet ishin relativisht me magnitutë të ulët me vetëm dy prej tyre që kaluan magnitutën 3.

Megjithatë, sizmiologët thonë se në këtë zonë cdo vit regjistrohen lëkundje dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me një aktivizim të vullkanit Taupo.

Zelandë e Re/ 84 tërmete në tre javë, rrezik për

Gjatë 10 viteve të fundit ka patur 4200 tërmete në zonë dhe 17 raste të paralajmërimeve për shpërthime vullkanike.

Taupo është një supervullkan që ka patur disa nga shpërthimet më të dhunshme në planet, me shpërthimin e fundit 1800 vite më parë.

Zelandë e Re/ 84 tërmete në tre javë, rrezik për

"Ishulli i Bardhë", një tjetër vullkan aty pranë, është vullkani i fundit që shpërtheu në zonë në 2019, duke vrarë 22 njerëz dhe plagosur 25 të tjerë. Ata ishin turistë dhe guiderë që po vizitonin vullkanin.

 

EMISIONET