“Largimi i Orban, i njëjtë me rrëzimin e komunizmit”/ CNN: Opozita fiton, mbyllet një epokë politike

Hungaria po hyn në një fazë të re politike pas humbjes së Viktor Orbán në zgjedhjet e së dielës.
Për herë të parë që nga viti 2010, vendi pritet të drejtohet nga një qeveri tjetër.
Edhe pse sondazhet tregonin një avantazh për opozitën, shumë njerëz nuk ishin të bindur deri në fund.
Rezultati u prit si një ndryshim i madh, që për disa shkon deri në idenë e një përmbysjeje të sistemit politik.
Shkrimtari András Petőcz e përshkroi atmosferën si të ngjashme me periudhën kur ra komunizmi. Në të njëjtën kohë, mbështetës të partisë Fidesz u mblodhën pranë Danubit për të ndjekur rezultatin.
Analizat ndërkombëtare tregojnë se kjo humbje nxjerr në pah kufijtë e politikës populiste.
Gjatë fushatës, Orbán u mbështet edhe tek aleatë të jashtëm si SHBA dhe Rusia, por kjo nuk solli rezultatin e pritur. Edhe mbështetja nga Donald Trump nuk pati ndikim vendimtar.
Një pjesë e fushatës së tij u përqendrua tek “armiq të jashtëm”, si organizata të ndryshme, George Soros, Bashkimi Evropian dhe të tjerë.
Ndërkohë, opozita e drejtuar nga Péter Magyar u fokusua më shumë tek problemet e përditshme të qytetarëve.
Edhe votues që nuk ishin plotësisht të bindur për opozitën vendosën ta mbështesin atë, duke e parë si mënyrën më të mirë për ndryshim. Sipas analistit Ivan Krastev, situata kishte edhe një ironi, pasi Orbán kërkoi mbështetje jashtë vendit, ndërkohë që mbështetej tek retorika nacionaliste.
Pas fitores, Magyar pranoi se përpara ka sfida të mëdha dhe kërkoi që kalimi i pushtetit të bëhet pa pengesa. Tani mbetet për t’u parë nëse qeveria e re do të arrijë të sjellë ndryshime reale në vend.
Nëse kjo ndodh, Hungaria mund të kthehet në një shembull pozitiv të ndryshimit demokratik.


