"Flas për Ungjillin, jo për politikë"/ Papa Leo i replikohet Trump-it: Nuk kam frikë, do vazhdoj të flas kundër luftës

Papa Leo XIV ka replikuar ndaj komenteve të Trump dhe qëndrimin e tij për luftën.
Gjatë një udhëtimi me avion nga Roma drejt Algjerisë, Papa Leo XIV foli shkurt me gazetarët për komentet e bëra ndaj tij nga Donald Trump.
Ai u shpreh se nuk ka frikë nga administrata e Trump dhe se mesazhi i tij mbetet i lidhur me Ungjillin.
Papa tha se do të vazhdojë të flasë hapur kundër luftës, pasi kjo është pjesë e misionit të tij. Ai gjithashtu bëri të qartë se nuk dëshiron të hyjë në debat me Trump.
Sipas tij, qëndrimi i tij nuk lidhet me politikën, por me besimin dhe mesazhin për paqe.


