Kryeministrja daneze: S’është koha e duhur për një shtet palestinez, s’do ndihmojë krizën në Gaza

Kryeministrja e Danimarkës ka dënuar "imazhet e tmerrshme" që vijnë nga Gaza, por tha se nuk është koha e duhur për të njohur një shtet palestinez.
Kjo vjen ndërsa Keir Starmer po përgatitet të njohë një shtet palestinez në shtator, përveç nëse Izraeli përmbush disa kushte, duke përfshirë arritjen e një armëpushimi dhe angazhimin për një proces paqeje afatgjatë.
Duke postuar në facebook, Mette Frederiksen tha se “Danimarka është mbështetëse e një shteti palestinez”, duke shtuar se kjo është “rruga përpara”.
Por ajo tha se njohja duhet të ndodhë kur të mund të krijohet një “shtet i qëndrueshëm dhe demokratik në Palestinë pa ndikimin e Hamasit”.
“Dhe sigurisht që kjo duhet të ndodhë me njohjen reciproke të Izraelit”, shtoi ajo. “Të gjithë kanë të drejtën e paqes dhe sigurisë.”
“Njohja e Palestinës këtu dhe tani nuk do t’i ndihmojë mijëra fëmijë, që aktualisht po luftojnë për mbijetesën e tyre. Pavarësisht se sa shumë e dëshironi.
Në vend të kësaj, ne duhet të rrisim presionin si mbi Izraelin ashtu edhe mbi Hamasin.
“Danimarka do të ketë presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.
Një rol i veçantë ku do të punojmë për të ushtruar presion në rritje.”/ The Guardian.

