"Mbrojtja e të dhënave rreth shëndetit të Putin", Independent: Truprojat e tij mbledhin jashtëq*tjet e presidentit gjatë udhëtimeve jashtë vendit! Kthehen në Moskë në qese të veçanta

"Mbrojtja e të dhënave rreth shëndetit të Putin",

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar detaje nga një raport ku bëhet me dije se truprojat e presidentit rus, Vladimir Putin mbledhin jashtëqitjet e tij kur ai ndodhet jashtë shtetit.

Sipas medias britanike "Independent" truprojat kujdesen që jashqitjet e presidentit të kthehen në Moskë duke përdor pako të posaçme.

"Independent" thekson se ky pretendim i çuditshëm u raportua për herë të parë në revistën franceze të lajmeve "Paris Match" nga dy gazetarë veteranë investigativë.

Sipas raportit, anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FPS) të presidentit rus janë përgjegjës për mbledhjen e jashqitjes në pako të specializuara, të cilat më pas vendosen në një çantë të dedikuar që pas përfundimit të axhendës së presidentit të kthehen në Moskë.

Ky veprim dyshohet se kryhet në një përpjekje për të ndaluar fuqitë e huaja nga mbledhja e informacionit në lidhje me shëndetin e udhëheqësit rus.

Ish-gazetarja e BBC-së, Farida Rustamova, u shfaq për të konfirmuar raportin, duke shkruar në "X" se ishte në dijeni të një incidenti të ngjashëm në Vjenë dhe se Putini kishte përdorur “një banjo private të veçantë”  në të kaluarën.

Shëndeti i Putinit ka qenë një temë e nxehtë spekulimesh dhe diskutimesh në muajt e fundit që nga vendimi i tij për të pushtuar Ukrainën.

Një numër në rritje i raporteve të pakonfirmuara pretendojnë se ai vuan nga kanceri dhe se shëndeti i tij po përkeqësohet me ritëm të shpejtë.

Një oficer i FSB-së ka pohuar se Putinit nuk i kanë mbetur më shumë se dy deri në tre vjet jetë, duke shtuar se presidenti rus vuan nga një formë e rëndë e kancerit që përparon me shpejtësi.

Pamjet e presidentit nga mesi i shkurtit duket se e tregojnë atë duke u dridhur në mënyrë të pakontrollueshme gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko vetëm disa ditë para se të pushtonte Ukrainën, duke shkaktuar thashetheme në internet se ai mund të vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

EMISIONET