Koreja e Veriut “teston” Japoninë/ Lëshon breshëri raketash në drejtim të detit japonez

Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash balistikene Detin Japonez, duke testuar jo vetëm raketat, por edhe Japoninë. Ky është testimi i dytë në pak ditë, teksa tensionet në rajon kanë arritur një nivel të ri

Koreja e Veriut “teston” Japoninë/ Lëshon breshëri

Koreja e Veriut u përpoq të shfaqë muskujt duke lëshuar breshëri raketash balistike drejt Detit të Japonisë

Autoritetet japoneze raportuan se  “raketa balistike të dyshuara” nga Koreja e Veriut, fluturuan pranë tyre.

Ky është testimi i dytë i raketave që Pheniani kryen brenda pak ditësh dhe lëshimi i raketave u bë vetëm disa orë para se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.

Koreja e Veriut javën e kaluar testoi një raketë, të cilën e vlerësoi si më e fuqishmja balistike ndërkontinentale që operon me karburante të ngurta.

Ky ishte testimi i parë i kryer nga Pheniani që kur Koreja e Veriut u akuzua për dërgimin e ushtarëve për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Pheniani, që ka mohuar dislokimin, është nën presion ndërkombëtar për të tërhequr trupat nga Rusia, me Seulin që paralajmëroi të martën se mijëra ushtarë po dislokohen në zonat e vijës së fronti, përfshirë në Kursk.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut tha se ka detektuar lëshimin e “disa raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi në orën 07:30, sipas kohës lokale, që u lëshuan drejt ujërave lindore të Gadishullit Korean.

Raketat fluturuan rreth 400 kilometra dhe ushtria e Seulit tha se ka gjurmuar në kohë reale dhe ka ndarë informacione me Tokion dhe Uashingtonin.

“Në përgatitje për lëshime të reja, ushtria jonë ka forcuar vëzhgimin dhe gatishmërinë”, raporton Kreja e Jugut.

Tokio po ashtu ka konfirmuar testimin e fundit të Phenianit dhe zëdhënësi i Qeverisë, Yoshimasa Hayashi, tha se “lëshimet e vazhdueshme të raketave nga Veriu kërcënojnë paqen dhe sigurinë e shtetit tonë”.

Të dielën, Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kryen stërvitje të përbashkëta ajrore, ku u përfshin bombarduesit amerikanë B-1B, avionët luftarakë koreanojugor F-15K dhe KF-16 dhe ata japonezë F-2, në përgjigje të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale nga Pheniani.

Stërvitje të tilla zemëruan Korenë e Veriut, e cila i sheh ato si përgatitje për pushtim.

EMISIONET