Koreja e Veriut lëshon raketën balistike drejt Detit të Japonisë
Korea e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike me rreze të shkurtër në ujërat lindorë të gadishullit Korean këtë të dielë.
Raketa e dytë e lëshuar këtë javë, konfirmohet si nga fqinjët jugorë, por edhe nga Japonia.
Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, raketa mendohet se ka përshkruar një distancë prej 800 kilometrash para se të godiste shënjestrën.
Ndërsa suelie ka dënuar këtë testim raketor nga veriokoreanët duke e cilësuar si shkelje të qartë të rezolutave të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara, komanda amerikane ka thënë se leshimi i raketës nuk përbën kërcënim për personelin amerikan dhe aleatët e saj.
Pak pas lëshimit të raketës ministria për mbrojtjen kombëtare e koresë së jugut ka bërë me dije se SHBA e kanë përfshirë bombarduesen strategjike B-1B në stërvitjet ushtarake që janë duke zhvilluar Sueli me Uashingtonin.
Pikërisht kjo stërvitje e përbashkët po përdoret nga Pheniani si justifikim për të treguar forcën e saj ushtarake, duke deklaruar se ndjehen të kërcënuar nga veprimet e Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.