Kore e Jugut: Pesë të vdekur dhe disa të plagosur pasi zjarri shpërtheu në spital

Kore e Jugut: Pesë të vdekur dhe disa të plagosur pasi zjarri

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një spital në Korenë e Jugut.

Kanë qenë rreth 50 zjarrfikës dhe 20 pompa që kanë shuar zjarrin në ndërtesën Haksan, që kishte një spital në katin e katërt, në Gëango-dong, Icheon-si. Pesë persona kanë vdekur deri më tani dhe rreth 41 persona të plagosur.

Një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës tha: “Spitali i dializës është në flakë dhe ne po shpëtojmë pacientët”.

Spitali i dializës është në katin e katërt të një ndërtese pesëkatëshe, raportoi KBS News.

Ekipet e zjarrfikësve iu deshën një orë e 10 minuta për të shuar zjarrin me të, konfirmuan se nuk ka më njerëz të bllokuar brenda spitalit.

Pesë persona, përfshirë pacientë me dializë dhe infermierë, kanë humbur jetën nga zjarri, ndërsa 41 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga thithja e tymit.

Stafi mjekësor mund të shihet jashtë me pacientë në karrige me rrota të cilët po dërgohen në spitale të tjera .

Raportohet se në ndërtesë ishin 46 persona, përfshirë pacientë dhe staf, ku shumë prej tyre ishin bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa disa ishin ngjitur në çatinë e ndërtesës për të pritur shpëtimin.

EMISIONET