Katër persona janë plagosur rëndë nga një goditje rrufeje pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Katër persona janë plagosur rëndë nga një goditje

Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Dy burrat dhe dy gratë ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë një stuhie kur u goditën nga rrufeja.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë i ndihmua.

Identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

Rrufeja goditi katër personat pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.

Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh në veri të Shtëpisë së Bardhë. Shpesh është i mbushur me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.

 

EMISIONET