Kamberi: Situata humanitare në Gaza është çështje e mirëfilltë politike

Kamberi: Situata humanitare në Gaza është

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi u shpreh se kriza humanitare në Gaza nuk mund të shihet më vetëm si një çështje e së drejtës ndërkombëtare humanitare, por si një problem i thellë politik që lidhet me konfliktin historik midis Izraelit dhe Palestinës.

" Besoj se çështja e situatës humanitare në Gaza nuk është një çështje tashmë që i përket të drejtës ndërkombëtare humanitare. Është një çështje e mirëfilltë politike që ka ngelur peng i zgjidhjes diplomatike por dhe politkke përsa i përket konfliktit në Lindjen e Mesme veçanërisht midis Izraelit dhe Palestinës.

Ne tashmë jemi të vetëdijshëm që prej 15 majit 1948 ku filloi Lufta e parë Arabo-Izraelite dhe deri në 7 tetor 2023, për gati 75 vite rresht, ai rajon ka qenë në një konflikt të vazhdueshëm dhe të përhershëm, i cili vetëm në periudha të caktuara që kanë qenë edhe fryt i ndërhyrjes i faktorit ndërkombëtar ka pasur periudha qetësie.

Situata humanitare në Gaza është çështje e mirëfilltë politike", u shpreh Kamberi.

 

EMISIONET