Kadastra: 2370 vendime legalizimi të ndërtimeve informale, në tetor

Kadastra: 2370 vendime legalizimi të ndërtimeve informale, në

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi sot, se 2370 familje në të gjithë Shqipërinë kanë përfituar gjatë muajit tetor vendimin e legalizimit të ndërtimeve të tyre, duke u dhënë mundësinë që të bëhen pronarë me dokumente të rregullta dhe të sigurta.

Sipas Kadastrës, procesi i trajtimit të ndërtimeve informale vijon me ritme të larta, me qëllim që të gjithë qytetarët të kenë pronësi të dokumentuar ligjërisht.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të rregulluar situatën e pronësisë në vend.

Listat e përfituesve janë tashmë të publikuara në faqen zyrtare të ASHK-së dhe mund të konsultohen lehtësisht për çdo drejtori vendore, duke siguruar transparencë dhe qasje të thjeshtë për qytetarët. https://www.ashk.gov.al/publikime/

“Ky proces nuk garanton vetëm dokumentacion të rregullt, por edhe siguri ligjore për familjet shqiptare, duke i mundësuar atyre të ndërtojnë një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt në pronat e tyre”, njofton Kadastra. 

EMISIONET