JO VAKSINIM RUTINË PËR COVID-19/ Komiteti këshillues i SHBA: Vaksinat të jepen me vendim të mjekut e qytetarit

Këshilltarët amerikanë të vaksinimit u tërhoqën nga mbështetja e gjerë për vaksinën COVID, duke rekomanduar që ajo të jepet vetëm me vendim të përbashkët mes qytetarit dhe mjekut. Mes polemikave, këshilli u tërhoq nga një vendin për vaksininën kundër Hepatitit, ndërsa Ekspertët paralajmërojnë se vënia në dyshim ndikon në uljen e normës së vaksinimit në popullatë

JO VAKSINIM RUTINË PËR COVID-19/ Komiteti këshillues i SHBA:

Një Komiteti këshillues i vaksinave në SHBA, i emëruar nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., rekomandoi që vaksinat kundër COVID-19 të jepen vetëm me vendim të përbashkët mes qytetarit dhe mjekut, duke hequr dorë nga rekomandimi i gjerë i mëparshëm

Vendimi erdhi pas një takimi dyditor që nxori në pah përçarje të thella për të ardhmen e kalendarit të vaksinave në SHBA. Një propozim tjetër, që kërkonte recetë për marrjen e vaksinës COVID, nuk arriti të sigurojë shumicën e votave.

Komiteti ndërkohë tërhoqi edhe propozimin për shtyrjen e dozës së parë të hepatitit B për të porsalindurit, pas kundërshtimeve nga mjekë dhe ekspertë që paralajmëruan se vënia në dyshim e sigurisë së vaksinave mund të ulin normat e vaksinimit në popullatë.

Po ashtu u ndryshua edhe vendimi mbi vaksinën e kombinuar kundër fruthit, shytave, rubeolës dhe lisë së dhenve për fëmijët nën katër vjeç, duke hequr mbulimin e saj nga programi federal i vaksinave falas.

Ndërsa vendimet përfundimtare pritet t’i marrë drejtori në detyrë i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve., shoqatat e sigurimeve konfirmuan se vaksinat COVID do të mbulohen deri në vitin 2026.

Ndryshimet e shpejta të Kennedy-t në politikat e vaksinimit, mes tyre edhe për gratë shtatzëna dhe fëmijët, kanë shkaktuar shqetësim te ekspertët, të cilët paralajmërojnë se mesazhet e dyshimta mbi sigurinë e vaksinave mund të ulin mbulimin.

Kompanitë farmaceutike Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Sanofi-Novavax kanë mbrojtur sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinave, ndërsa të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve,  tregojnë se ato ulin rrezikun e shtrimeve në spital, veçanërisht për të moshuarit dhe foshnjat.

EMISIONET