Dukesha e Jorkut “e përfshirë” me Epstein!

E quajti publikisht Jeffrey Epstein-in pedofil, por Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson i dërgoi më pas një email ndjese ku i drejtohet si mik për kokë. Emaili i vitit 2011 u publikua nga mediat britanike dhe pretendimet e zëdhënësëve të saj janë se donte të shmangte një padi për shpifje me të cilën Epstein e kishte kërcënuar.

Dukesha e Jorkut “e përfshirë” me Epstein!

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, e quante Jeffrey Epstein mikun më të mirë, pavarësisht dënimit të tij për krime seksuale ndaj të miturve, sipas një emaili të publikuar nga mediat britanike

Gazetat “The Sun” dhe “Mail on Sunday” raportuan se emaili, i vitit 2011, u dërgua disa javë pasi dukesha ishte distancuar publikisht nga Epstein.

Një zëdhënës i dukeshës tha se emaili ishte për të shpëtuar nga një kërcënim që i kishte bërë prej tij duke i thënë se do ta padiste Ferguson për shpifje, pas një interviste ku dukesha e quajti gabim marrëdhënien e saj me biznesmenin dhe e etiketoi si pedofil.

Në atë kohë, dukesha premtoi gjithashtu se nuk do të kishte më kurrë të bënte me Epsteinin, duke shtuar: "Unë e urrej pedofilinë dhe çdo abuzim seksual të fëmijëve".

Por gazetat The Sun dhe Mail on Sunday thanë se menjëherë pas dhënies së intervistës në vitin 2011, dukesha dërgoi emailn duke mohuar përdorimin e termit "pedofili" në lidhje me të.

"Siç ti e di, unë absolutisht nuk e thashë fjalën 'Pedofili' për ty, edhe pse e di që është raportuar sikur e kam thënë", shkroi ajo.

"E di që ndihesh tmerrësisht i zhgënjyer nga unë. Gjithmonë ke qenë një mik i palëkundur, bujar dhe i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time." thuhet në emailin drejtuar Epstein.

Ky ifundit, një financier me lidhje të rëndësishme publike dhe politike u dënua për krime seksuale dhe u gjet i vdekur në vitin 2019, ndërsa priste një gjyq në New York.

Vala e fundit e informacionit të ri rreth jetës dhe miqësive të Esptein vjen pasi një panel i Kongresit Amerikan publikoi një mori dokumentesh në lidhje me të.

EMISIONET