Japonia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Takaichi shpërndan parlamentin

Kryeministrja e re konservatore e Japonisë, Sanae Takaichi shpërndau sot Dhomën e Ulët të parlamentit, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 8 shkurt.
Takaichi kryeson aktualisht sondazhet parazgjedhore.
Takaichi, 64-vjeçe, u zgjodh në fund të tetorit si kryeministrja e parë grua në historinë e Japonisë.
Vendimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme nuk është pa rrezik dhe mbetet për t’u parë nëse popullariteti personal i Takaichit do të përkthehet në mbështetje më të gjerë për LDP-në.
Partia, e cila ka qeverisur pothuajse pa ndërprerje që nga viti 1955, ka humbur së fundmi shumicën në të dyja dhomat e parlamentit.
LDP-ja shpreson të rifitojë votuesit konservatorë që janë larguar drejt partisë së vogël të ekstremit të djathtë, Sanseito.

