Ja emrat e zyrtarëve iranianë që udhëtonin në helikopterin e "vdekjes"/ Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane: Asnjë i mbijetuar nga aksidenti!

Ja emrat e zyrtarëve iranianë që udhëtonin në

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane (IRCS) thotë se nuk është gjetur asnjë i mbijetuar në vendin ku u rrëzua helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi në veriperëndim të Iranit.

“Asnjë gjurmë e të mbijetuarve nuk është parë pas zbulimit të vendit të helikopterit të rrëzuar”, tha Pir-Hossein Kolivand herët të hënën në një intervistë me agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim.

Kolivand zbuloi më herët gjatë ditës se vendi i përplasjes ku përfshihej presidenti Raisi dhe zyrtarë të lartë që e shoqëronin atë ishte gjetur pas disa orëve kërkimesh të gjera në një rajon malor në provincën e Azerbajxhanit Lindor.

Helikopteri i Presidentit Raisi u rrëzua pasdite të dielën në rajonin Varzaqan teksa po kthehej me Ministrin e Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe disa të tjerë nga një ceremoni për inaugurimin e një dige në kufirin e Iranit me Republikën e Azerbajxhanit.

Përveç presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, identifikohen edhe 3 viktima të tjera që udhëtonin në helikopterin që u rrëzua në veri-perëndim të Iranit.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA thotë se në bord ishin gjithashtu Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami për faljen e xhumasë në qytetin e Tabrizit dhe gjenerali Malek Rahmati, guvernatori i provincës iraniane të Azerbajxhanit Lindor.

Po ashtu mes viktimave ishte dhe komandanti i njësisë së mbrojtjes së presidentit, Sardar Seyed Mehdi Mousavi, si dhe një numër truprojash dhe ekuipazhi helikopteri, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Ja emrat e zyrtarëve iranianë që udhëtonin në

EMISIONET